Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i për drogë dhe vjedhje të rëndë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, me datën 09.03.2026 ka bërë ekstradimin e dy shqiptar, nga Shqipëria për në Kosovë.

Të njëjtit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që kërkoheshin përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, të përfshirë në raste të ndara, njëri për veprën penale ‘kultivim i lëndëve narkotike’, ndërsa tjetri për veprën

penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre shqiptare, ndërsa pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë së rajonit të Pejës, përkatësisht atij të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se Policia e Kosovës nëpërmjet njësive të saj, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale.

SHIKO MË SHUMË

Ngritet aktakuzë për hetuesen policore, dyshohet për keqpërdorim të informatave zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime...

KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

Nuk ka kaluar as një muaj që nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke...