Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, nga “Sofra e Ramazanit”, realizoi sot shpërndarjen e 100 pakove ushqimore, të shoqëruara me nga një thes miell, sheqer dhe patate.
“Nga kjo ndihmë përfituan 100 familje në nevojë nga Komuna jonë, të cilat janë përcaktuar nga Imamët e xhamive tona”, ka shkruar KBI-Lipjan
Shpërndarja e pakove u bë nga Koordinatori i Shoqatës “Bereqeti”, Skender ef. Mehmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Vlera e përgjithshme e kësaj ndihme arrin në 5,000 € (50 € për familje), e cila u mundësua falë mbështetjes dhe bujarisë së bamirësve dhe përkrahësve të Shoqatës “Bereqeti”.
“Lusim Allahun e Madhëruar që t’i shpërblejë të gjithë bamirësit me të mirat e Tij dhe ta pranojë këtë vepër si sadaka në këtë muaj të bekuar të Ramazanit”, shkruan KBI-Lipjan.






