Nipi që ia përtëriu emrin kujton axhën Fahri Fazliu: Heronjtë vetëm ditëlindje kanë

PUBLIKUAR

Sot, heroi Fahri Fazliu, do t’i mbushte 63 vjet jetë.

Nipi i heroit, që ia përtëriu emrin, tha për axhën e tij se ishte një uragan i bashkimit kombëtar, një zë dhe një veprim që nuk u ndal kurrë.

“Fahri Fazliu i përket plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e me pushkë. Ai ra për të mos vdekur kurrë, në një luftë të pabarabartë, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty, së bashku me Afrim Zhitinë, qëndruan heroikisht, duke i dhënë historisë mesazhin e përjetshëm se liria nuk vjen pa sakrificë dhe pa gjak”.

“Ranë si trimat, ranë duke kënduar, për t’u bërë përjetësisht dritë e udhërrëfyes i lirisë. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Fahri Fazliu”, ka shkruar ai.

 

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...