Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në dhënie të ryshfetit

PUBLIKUAR

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë E.L. i dyshuar për ndihmë në dhënie të ryshfetit.

“E.L dyshohet për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit” . Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare. Prokuroria Speciale riafirmon angazhimin në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim. .

 

SHIKO MË SHUMË

Vdes një person në një aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Vranidoll...

Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur publikisht shqetësimin e saj për...

KQZ: Rezultatet përfundimtare shpallën pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për RTV21 se...