Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

PUBLIKUAR

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij do të lirohet.

“Ishte një gjykim i gjatë, shumë i gjatë, një betejë e gjatë në sallën e gjyqit. Përshtypjet tona në fund janë se kemi çdo arsye për të qenë optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Është gjithmonë e pamatur të përpiqesh të parashikosh diçka në çdo çështje gjyqësore, sepse në fund të fundit gjithçka varet nga gjyqtarët. Por nga argumentet që dëgjuam sot dhe gjatë 10 ditëve të fundit, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja, besojmë se kemi të drejtë si në aspektin e provave ashtu edhe të ligjit. Dhe siç thashë, presim një rezultat shumë të mirë për klientin tonë”, tha ai.

I pyetur sa i përket deklarimeve të mbrëmshme të kryediplomatit Kosovar, Glauk Konjufcës, i cili tha se gjithçka që është bërë apo nuk është bërë nga institucionet ka qenë në konsultim me ekipet mbrojtëse, Mishetiq tha se nuk i komenton çështjet e brendshme politike./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj: Diaspora po e dëshmon edhe një herë – nuk janë vëzhgues të historisë, por gardianë të saj

Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje të krerëve të UÇK-së...

Osmani vlerëson lart kontributin e kolonel Krasniqit në ndërtimin e strukturave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes...