Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim Baftiu

PUBLIKUAR

Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit Ramazan nga Kryetari i KBI-së Zaim Baftiu

Urimi plotë:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë, Vëllezër e motra!
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, iu urojmë këtë muaj, duke iu dëshiruaragjërim të lehtë, vepra të pranuara e zemra të mbushura me besim, paqë e mëshirë. Urojmë që ky muaj të sjellë paqe, harmoni dhebegati në familjet tuaja.
Allahu i madhëruar thotë në Kur’an: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” (El-bekare, 183)

Ky është muaj i zgjimit shpirtëror, i faljes dhe begative të mëdha.Besimtari përmes agjërimit shpreh përkushtimin e tij ndaj Allahut, me bindje të plotë që të arrijë shpërblime të mëdha, ngase agjërimi bëhet vetëm për Të.

Ramazani është muaj i devotshmërisë, faljes, durimit dhe bamirësisë, një mundësi për të forcuar lidhjen tonë me Zotin, le të shfrytëzojmë këtë kohë të begatë për të përhapur dashuri, mirësi dhe unitet në familjet dhe shoqërinë tonë.
Ky është muaj i Kur’anit, e Kur’anit është udhëzim për ne: “Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata padyshim do të kenë shpërblim të madh”. (El-Isra, 9).
Muhamedi a.s thotë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin nga Allahu, i falen mëkatet e kaluara”
Ju porosis që të duani, ndihmoni, mëshironi, gëzoni dhe të luteni për njëri tjetrin që edhe Allahu të iu do, ndihmon, mëshiron e gëzon.

Të nderuar besimtarë, uroj që ky muaj t’ju sjellë kënaqësi shpirtërore, begati në familjet tuaja dhe paqe në shoqërinë tonë. ky muaj sjellë paqë në zemër, harmoni në familje dhe mirësi në shoqëri.

Lusim Allahun e Madhërishëm që t’ju dhurojë shëndet, begati dhe shpërblime të shumta për çdo vepër të mirë që kryeni në këtë muaj të shenjtë.

SHIKO MË SHUMË

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...

Kjo është sasia e drogës që u kap dje në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka tentuar të ndalojë një veturë të tipit...