Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 15:00, një punëtor 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi në vendin punës në rrugën Ferizaj -Prishtinë

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi plagët e marra.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar.  Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...

Flamuj të UÇK-së dhe Shqipërisë në kishën ortodokse në Lipjan, shoqërohen dy të dyshuar

Në rrethojat e kishës ortodokse në Lipjan, mbrëmë rreth orës 21:00, policia është informuar...