Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes

PUBLIKUAR

Nxënësi Zejn Zejnullahu, që më herët u raportua si i zhdukur e më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja dr.Dafina Basholli, konfirmuan lajmin e rëndë për vdekjen e të miturit që u gjet në lumin Gadime, edhe përkundër përpjekjeve për ta shpëtuar.

E kontaktuar nga Gazeta Express, mjekja Dafina Basholli tha:

“Pacienti ka ardhë pa shenja jete, përkundër masave ranimuese pacienti ka ndërruar jetë”, tha doktoresha Basholli.

Ndërkaq, dr.Naser Syla lidhur me rastin e rëndë tha; “është sjellë pa shenja jete, për fat të keq edhe përkundër të gjitha masave të RCP nuk kan rezultuar me sukses, kështu që është konstatu vdekja”, tha Syla me një përgjigje me shkrim për Express.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...