Policia arreston “hajnin e kuletave” në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan është arrestuar një person i dyshuar për disa raste vjedhjeje të raportuara gjatë vitit 2025.

Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se nga automjete të parkuara (kamionë) ka vjedhur portofole që përmbanin shuma të ndryshme parash. Pas ndërmarrjes së disa veprimeve operative hetimore dhe në bashkëpunim me qytetarët, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë S.H, mashkull, 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.

“I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndaj tij për veprat (së paku tri vjedhje) të raportuara në rajonin e Lipjanit, po kryhen procedurat e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia në bazë të hetimeve ka marrë vesh se i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës. /Insajderi.org/

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...