Shpërthen diga anësore e lumit Sitnica, banorët e Rufcit mobilizohen nga rreziku i përmbytjeve

PUBLIKUAR

Një digë anësore në lumin Sitnica, e cila raportohet se ka ndodhur dhe kalon edhe në fshatin Rufc i Vjetër të Lipjanit, ka detyruar banorët të mobilizohen vetë, madje edhe gjatë natës, nga frika e përmbytjeve.

Një lexues ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, duke treguar se mesnata i zuri banorët të mobilizuar, ndërsa “rrezikoheshin rreth 30 shtëpi nga përmbytja”.

Lumi Sitnica u raportua se ka dalë nga shtrati para disa ditësh, si pasojë e vërshimeve të mëdha.

Në disa raste, raprtohet se edhe banorët janë rrezikuar nga vërshimet./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...