Lista Serbe gjobitet me 45 mijë euro për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

PUBLIKUAR

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, me 45,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesa e paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, është pranuar si e bazuar. Ankesa, e regjistruar me numrin ZP.Anr.46/2025 dhe e datës 26 dhjetor 2025, ka konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.

“PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, ZP.Anr.46/2025, e datës 26.12.2025, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025. Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 45,000.00 (katërdhjetë e pesë mijë) Euro”, thuhet në vendim.

Po ashtu, PZAP ka njoftuar se Lista Serbe është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

e Kosovës ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të...

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...