E refuzoi propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit, ZKPSH publikon letrën e plotë të Lumezit

PUBLIKUAR

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka publikuar kërkesën e Aleksandër Lumezit drejtuar U.D. të kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për refuzimin e propozimit për zv/Kryeprokuror të Shtetit.

Lumezi ka thënë se s’mund ta marrë këtë detyrë për shkak të “angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve”.

Kërkesa e plotë:

U. D. i  Kryeprkurorit të Shtetit, Agron Qalaj

I nderuar U. D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ju falenderoj sinqerisht për besimin dhe propozimin për të marrë mandatin e Zëvëndës Kryeprokurorit të Shtetit për një mandat 4 vjeçar. E vlerësoj propozimin tuaj dhe mundësinë që më është ofruar.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim.

Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj.

Me respekt,

Aleksandër Lumezi,

Prokuror në Zyren e Prokurorit të Shtetit

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...