Përditësimi i fundit i KQZ-së: këto janë rezultatet aktuale

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës në orën 08:49, ndërsa procesi i numërimit të votave po vazhdon në shkallë vendi.

Sipas të dhënave të fundit, deri në këtë orë janë numëruar 900.330 vota nga gjithsej 1.999.204, ose 45.03 për qind e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26 për qind.

Renditja e subjekteve politike mbetet e pandryshuar:

  • Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson me 49.30% apo 429.979 vota
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.01%ose 183.258 vota
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 13.59% apo 118.490 vota
  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 5.68% ose 49.571 vota
  • Lista Serbe ka marrë 4.74% apo 41.335 vota
  • NISMA Socialdemokrate ka siguruar 1.72% ose 14.973 vota

Nga KQZ bëhet e ditur se procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, të diasporës dhe votat me postë.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...