Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se deri tani procesi zgjedhor është duke vazhduar me rregull dhe pa ndonjë incident që ndikon ose pengon procesin zgjedhor.

Kelani, në një linjë direkte në Dukagjin, u shpreh se deri tani kanë pranuar 22 informata lidhur me çështje të ndryshme nga qytetarët e Kosovës.

“Kemi qenë të angazhuar qysh herët duke ditur se plani operativ është I ndarë në katër faza. Tani angazhimin kryesor e kemi në Ditën Z që nënkupton ditën e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen apo penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Një rast e kemi te asgjësimit të fletëvotimit – kemi trajtuar deri tani 22 informata që I janë adresuar lidhur me procesin zgjedhor 8 informata kanë qenë për fotografim të votës dhe informacione tjera për asistim dhe raste të tjera – disa janë trajtuar vetëm si informata pasi nuk kanë pasur përmbajtje të veprave penale”, u shpreh Kelani.

Kelani, mes tjerash, bëri të ditur se 6 mijë e 250 zyrtarë policorë janë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.

“6250 zyrtarë janë angazhuar gjatë kësaj dite, kemi filluar qysh nga ora 03:00 e mëngjesit që nga shpërndarja e materialit sensitiv nëpër qendra dhe 700 automjete janë angazhuar për asistencë në rast se ekipet në terren kanë nevojë. Faza e katërt ka të bëjë edhe pas mbylljes së qendrave të vendvotimit dhe festimit të qytetarëve pas orës 19:00”, u shpreh Kelani

SHIKO MË SHUMË

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme,...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

e Kosovës ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të...

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...