Kryetari i KQZ-së: Në 6 qendra ka probleme me rrymën, në Rahovec janë hasur fletëvotime me shenja tek numrat

PUBLIKUAR

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se në gjashtë qendra votimit në gjashtë komuna të vendit ka probleme me energji elektrike.

Ai ka treguar se për këtë është njoftuar KEDS dhe se janë në kontakt me kompaninë.

“Sipas raportit të orës 11:00, në Dhomën Operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 Qendra të Votimit që i takojnë 6 komunave: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet Komunale të Zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in lidhur me këtë.”, ka thënë Radoniqi, shkruan Express.

Ai gjithashtu ka treguar edhe për njoftimet që janë pranuar nga komuna e Rahovecit, ku janë vërejtur fletëvotime me shenja të dukshme tek numrat.

“Po ashtu, kemi pranuar njoftim nga komuna e Rahovecit, ku në Qendra të Votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa ankesa në radhët e këshillave të vendvotimeve.”, ka thënë Radoniqi

 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...