Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

PUBLIKUAR

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 Si prova materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive ende të panjohura, ku pas një përleshjeje fizike, një person është plagosur me armë zjarri dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...