Mujanovic: Kërcënimi nga një agresion serb mbetet i pranishëm, Vuçiq e promovon “Botën Serbe” dhe ende s’e njeh Kosovën

PUBLIKUAR

Analisti politik, Jasmin Mujanovic, ka reaguar ndaj një deklarate të bërë nga presidenti serb, Aleksander Vucic, e të cilit i pengon armatosja e vendeve fqinje dhe rruga e tyre drejt NATO-s, shkruan Express.

Mujanovic ka shkruar se qëllimi kryesor i zgjerimit të NATO-s në rajon është shmangia e një agresioni të ripërtërirë të Serbisë ndaj fqinjëve.

Sipas analistit Mujanovic, një kërcënim i tillë mbetet ende i pranishëm, marrë parasysh që presidenti serb promovon Botën Serbe dhe refuzon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.Gjithashtu ai përmend ndërhyrjet në Mal të Zi dhe në Maedoni të Veriut.

“Qëllimi kryesor i zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor është absolutisht të shmangë kërcënimin e një agresioni të ripërtërirë serb kundër fqinjëve të saj. Një kërcënim i cili, për fat të keq, mbetet i pranishëm, duke pasur parasysh se regjimi i Vuçiçit promovon në mënyrë të qartë krijimin e një “Bote Serbe”, ende refuzon të njohë sovranitetin e Kosovës, ka organizuar përpjekje pro-serbe për grusht shteti në Mal të Zi, ka një histori të ndërhyrjes në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe mbështet në mënyrë agresive separatistët serbë në BeH”, ka shkruar ai.

Mujanovic në fund të reagimit të tij ka thënë se nëse Serbia s’është kërcënim për fqinjët, atëherë s’duhet të ketë problem që të njëjtat ndjekin rrugën e anëtarësimit në NATO.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...