Murati tregon shumën e paguar për investimet kapitale

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se shpenzimet buxhetore për investime kapitale kanë shënuar rekord historik në Kosovë, duke kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurosh brenda një viti.

Sipas Muratit, bazuar në pagesat e proceduara deri më tani, mbi 700 milionë euro fatura janë paguar ndaj operatorëve ekonomikë për punët dhe projektet e realizuara gjatë këtij viti. Ai ka theksuar se ky nivel ekzekutimi përfaqëson një intensifikim të dukshëm të investimeve publike dhe një përmirësim të performancës buxhetore në sektorin e investimeve kapitale.

“Me pagesat e proceduara deri më sot, shpenzimi buxhetor për investime kapitale e ka kaluar për herë të parë shifrën prej 700 milionë eurove. Pra janë mbi 700 milionë euro fatura të paguara tek operatorët ekonomikë për punët e kryera, vetëm sivjet”, ka shkruar Murati.

Ministri në detyrë ka paralajmëruar se gjatë mandatit të ardhshëm qeveritar, të paraparë nën Qeverinë Kurti 3, shpenzimet vjetore për investime kapitale pritet të rriten në mbi 1 miliard euro në vit. Sipas tij, këto investime do të orientohen në projekte strategjike të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...