Luis de la Fuente shpallet sërish trajneri më i mirë i kombëtareve në botë

PUBLIKUAR

Luis de la Fuente është kurorëzuar për të dytin vit radhazi si Trajneri më i Mirë i Kombëtareve në Botë, sipas vlerësimit të Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Trajneri i Spanjës dominoi renditjen e vitit 2025 me 136 pikë, duke u shkëputur ndjeshëm nga konkurrenca dhe duke konfirmuar vazhdimësinë e suksesit të tij në krye të “La Roja”.

Në vendin e dytë u rendit Roberto Martinez, aktualisht trajner i Portugalisë, i cili grumbulloi 83 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës dhe fitues i çmimeve IFFHS në vitet 2022 dhe 2023, me 59 pikë.

Ky vlerësim konfirmon dominimin e trajnerëve europianë dhe atyre nga Amerika e Jugut në elitën e futbollit botëror, ndërsa Luis de la Fuente vazhdon të vendosë standarde të reja në drejtimin e kombëtareve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...