BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë euro

PUBLIKUAR

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin nëntor 2025, ku njofton se asetet e bankave komerciale, në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 9.22 miliardë euro, duke shënuar rënie për 1.23% krahasuar me muajin paraprak.

‘’Kreditë bruto – në fund të muajit nëntor 2025 kanë arritur vlerën në 6.55 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 54.49 milionë euro ose 0.84% krahasuar me muajin paraprak, kurse vlera e kredive të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 203.75 milionë euro’’, njofton BQK-ja.

Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi të reja, në muajin nëntor 2025 ishte 6.69%.

‘’Depozitat e klientëve – në nëntor 2025 kanë arritur vlerën prej 7.39 miliardë euro, duke shënuar rritje prej rreth 33.00 milionë euro, ose një rritje prej 0.45%, krahasuar me muajin paraprak, kurse vlera e depozitave të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 79.62 milionë euro’’, thuhet aty.

Norma mesatare e interesit në depozita të reja – në muajin nëntor 2025 ishte 3.08%, kurse margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita në muajin nëntor 2025 ishte 3.61%, ndërsa raporti kredi-depozita – në muajin nëntor 2025 ishte në nivelin 88.71%.

‘’Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit nëntor 2025 arriti vlerën në 1.12 miliardë euro. Ndërsa, provizionet për kredi kanë shënuar rritje prej rreth 1.60% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 153.69 milionë euro’’, njofton Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...