Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijë

PUBLIKUAR

Policia në rajonin e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës, Pejës e Prizrenit, ka shpërndarë dhurata për fëmijët.

Kjo me rastin e festës së Vitit të Ri, ku dhe u realizuan aktivitetet festive në kuadër të projektit “Fëmijë të festojmë së bashku 2026”, transmeton Klankosova.tv.

Qëllimi i shpërndarjes së dhuratave nga ana e zyrtarëve policor është bërë që t’u tregohet fëmijëve se Policia e Kosovës tregon kujdes për gëzimin dhe lumturinë e tyre përveç kujdesit për siguri.

“Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se projekti i organizuar me përkushtim nga Policia e Kosovës, u prit shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërsa fëmijët shprehën entuziazëm dhe gëzim të veçantë gjatë pranimit të dhuratave.

“Policia e Kosovës u uron qytetarëve festat duke ju dëshiruar vit të mbarë”.

SHIKO MË SHUMË

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj, viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...