Harry Bajraktari: Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

PUBLIKUAR

Veprimtari shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë për të zgjedhur partitë që e orientojnë Kosovën ka NATO dhe që ato që forcojnë raportet me SHBA-në.

“Ne duhet t’i tregojmë Amerikës dhe botës se jemi të zotë ta udhëheqim vendin tonë, se dimë të marrim vendime dhe se jemi një shtet i pjekur demokratik”, thotë ai.

Ai i bëri thirrje edhe partive politike që, në vend të përçarjes, të punojnë bashkë.

Postimi i plotë:

Thirrje për votuesit dhe partitë politike në Kosovë.

Kosova ndodhet në një moment vendimtar! Po përballemi me një ngërç institucional, por zgjidhja është në duart tona. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe vota e lirë janë rruga e vetme për ta kaluar këtë bllokadë dhe për të ecur përpara.

Kjo është një thirrje për përgjegjësi kombëtare. Në vend që të përçahemi me njëri-tjetrin, duhet të punojmë së bashku për synimet madhore të Kosovës:

– Votoni për ekonomi të fortë dhe zhvillim

– Votoni për mbrojtjen e Kosovës

– Votoni për anëtarësimin e Kosovës në NATO

– Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë më të madh

Ne duhet t’i tregojmë Amerikës dhe botës se jemi të zotë ta udhëheqim vendin tonë, se dimë të marrim vendime dhe se jemi një shtet i pjekur demokratik.

Prandaj, më 28 dhjetor dilni dhe votoni me maturi, përgjegjësi dhe dashuri për Kosovën.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...