Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga PDK? Enver Hoxhaj, kritikoi ashpër menaxhimin e sektorit energjetik nga Qeveria Kurti, duke e quajtur “mafia energjetike” dhe theksoi se kjo është bërë pjesë e ekonomisë së Vetëvendosjes.
“Qytetarët e Kosovës në fakt janë dy herë duke e paguar rrymën, duke fjetë nën thëngjill. Nuk mund të pretendojmë që dikush mund ta luftojë Serbinë nëse e financon luftën e Serbisë kundër Kosovës.”, tha Hoxhaj.
Ai gjithashtu kritikoi mungesën e planifikimit dhe prodhimit të energjisë brenda vendit.
“Pse nuk ka pas prodhim të rrymës, pse nuk ka pas planifikim të prodhimit të rrymës. Ne duhet, mbi të gjitha, në vitin 2026 ta kemi temë kryesore pavarësinë energjetike.”, tha Hoxhaj.
“Mafia energjetike është në fakt ekonomia e Vetëvendosjes. Kurti në fakt e ka dorëzuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës në rajon më shumë në përputhje me atë se si i ka pas pritjet Serbia se sa i ka pas pritjet Kosova.”, ka thënë tutje Hoxhaj në Rubikon.


