Gjakovë: Një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

PUBLIKUAR

Një rast hetimi i vdekjes është raportuar mbrëmjen e së premtes në Gjakovë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:00, në Emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një femër kosovare. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjeku kujdestar, i cili ka bërë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të vdekjes.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...

Të shtëna në Jezerc të Ferizajt, sekuestrohet një armë

Dje rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se...