Zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroport

PUBLIKUAR

Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje, zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.

Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8,000 funta britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete. Në total, shuma e gjetur ishte 9,300 funta britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm.

Forcimi i kontrolleve në pikat kufitare mbetet prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave financiare të shtetit.

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...