Zbulohen mjete monetare në valuta të ndryshme në Jarinjë

PUBLIKUAR

Mitrovicë, 19 dhjetor 2025 – Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet në hyrje të Republikës së Kosovës, pasi pala kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim doganor.

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit dhe gjërave personale, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në valuta të ndryshme (euro dhe dinarë serbë – RSD), ndërsa pas numërimit dhe konvertimit sipas kursit zyrtar, shuma totale ka rezultuar 10,202.27 euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe është realizuar konfiskimi i 25% të vlerës së mjeteve monetare të padeklaruara, ndërsa palës i është lëshuar vërtetimi përkatës për gjobë dhe konfiskim. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Zbatimi i ligjit dhe forcimi i kontrolleve kufitare mbeten prioritet, me synim parandalimin e shkeljeve doganore dhe mbrojtjen e rendit financiar dhe interesave të Republikës së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...