Arrestohen disa zyrtarë të lartë publikë nën dyshimin për korrupsion

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të enjten për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë publikë e persona përgjegjës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Postimi i ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla:

Finalizohet me sukses operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit

Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar.

Përgëzoj institucionet për këtë sukses të radhës në luftën pa kompromis kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë.

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, vdes 33 vjeçarja Shqipe Dumani që po vuante nga një sëmundje e rëndë, varrimi në Zvicër

Në moshën 33 vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Shqipe Dumani. Lajmin...

Gjakovë: Një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

Një rast hetimi i vdekjes është raportuar mbrëmjen e së premtes në Gjakovë. Sipas njoftimit...

Moti sot

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do...