OEK: Ndërhyrja në çmimet e karburanteve cenon tregun e lirë

PUBLIKUAR

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e marzhave maksimale për produktet e naftës.

Sipas OEK-ut, ky vendim ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun e lirë dhe cenon parimet e konkurrencës së drejtë.

“Vendosja e kufijve të çmimeve për karburantet nuk është në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe rrezikon të çrregullojë funksionimin normal të tregut, duke kufizuar lirinë e operatorëve ekonomikë”, tha OEK.

Oda Ekonomike e Kosovës thekson se çmimet e karburanteve përcaktohen nga një kombinim faktorësh ndërkombëtarë dhe lokalë, duke përfshirë luhatjet e çmimeve në tregjet globale, kostot e transportit, zinxhirët e furnizimit dhe zhvillimet gjeopolitike. Masa të tilla administrative nuk reflektojnë këto realitete dhe mund të ndikojnë negativisht në furnizimin dhe konkurrencën.

Gjithashtu, OEK thekson se vendimi është marr nga një qeveri në detyrë, e cila ka mandat të kufizuar ligjor dhe institucional. Praktika dhe vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës tregojnë se vendime me ndikim të gjerë ekonomik duhet të merren nga qeveritë me mandat të plotë dhe legjitimitet të plotë parlamentar.

Kjo odë i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të gjejë mekanizma alternative për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, pa ndërhyrje direkte në çmime.

OEK thotë në reagim se mbetet e përkushtuar për të mbështetur një treg të qëndrueshëm, transparent dhe konkurrues, duke ofruar gjithashtu dialog konstruktiv me institucionet për të gjetur zgjidhje që mbrojnë konsumatorët dhe bizneset njëkohësisht.

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...