Haradinaj: Në qeverisjen time, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet e zhvillim real

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova u drejtua me vendime që, siç thotë ai, sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se gjatë asaj kohe ka pasur rritje ekonomike, rritje e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie, lehtësime fiskale për bizneset, kthimi 100 për qind i Trepçës, dhe mbi 12 mijë vende të reja pune, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë i kreut të Aleancës:

Në qeverisjen Haradinaj, Kosova u drejtua me vendime që sollën rritje, stabilitet dhe zhvillim real.

Rritje ekonomike e projektuar prej 4.7%, një nga më të lartat në rajon, e konfirmuar në raportet ekonomike të viteve 2018–2019.

Rritje historike e buxhetit në shëndetësi, arsim dhe mirëqenie me mbi 600 milionë euro më shumë brenda dy viteve të qeverisjes.

Lehtësime të fuqishme fiskale për bizneset, ulje të barrës tatimore dhe heqje të taksave për pajisje, lëndë të parë dhe prodhim vendor.

Kthimi 100% i Trepçës, duke i dhënë fund çdo pretendimi serb dhe duke krijuar bazë të sigurt për zhvillim ekonomik kombëtar.

Mbi 12,000 vende të reja pune të raportuara nga ATK vetëm në tremujorët e parë të vitit 2019 falë rritjes së prodhimit dhe politikave zhvillimore.

May be a graphic of text that says 'Në kohën e Ramushit ម D មរព្ក្រសនក្ 129 Rritje ekonomike e projektuar 4.7% € Rritje e buxhetit për shëndetësi, arsim e mirëqenie Lehtësime fiskale për biznese 父 Kthimi Kthimi100% 100% i ς Mbi 12,000 vende të reja pune'

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...