Abdixhiku mërgimtarëve në Zvicër: Më 28 dhjetor, po qe nevoja ejani edhe në këmbë, shpëtojeni Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar tubimet me mërgatën në Zvicër.

Ai ka kërkuar nga mërgata që të vijnë në Kosovë masivisht për të votuar, qoftë edhe në këmbë.

Kjo, pasi Abdixhiku thotë se atë ditë duhet të shpëtojmë Kosovën.

“Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E po qe nevoja, ejani edhe në këmbë. Ejani si të doni; por atë ditë, shpëtojeni Kosovën. Sepse atë ditë, Kosova ka nevojë për secilin prej jush. Kosova ka nevojë për shpresë. LDK ju thërret! LDK ju pret”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...