Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në

PUBLIKUAR

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në tubimin protestues në Shkup, ku qytetarët po shprehin mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti falënderoi ShBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen që i kanë dhënë UÇK-së, duke ndihmuar në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.

“Jemi mbledhur sot në sheshin “Skenderbe” një vend historik për kufijtë e Evropës, që të mos lejohet pushtimi i saj. Jemi këtu pranë vendeve ku vepruan figura të shquara të kombit tonë, si Hasan Prishtina, Pjetër Bogdani dhe Nexhat Agolli. Hasan Prishtina u vra për lirinë e kombit, Pjetër Bogdani dha dije dhe filozofi evropiane, ndërsa Nexhat Agolli u pushkatua nga regjimi për kërkesën e tij për liri, drejtësi dhe barazi për popullin”,  tha Ahmeti.

Ai tutje tha edhe se Amerikë, NATO, Evropa, faleminderit që filozofinë dhe veprimin e njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë e keni mbështetur përmes ushtrisë çlirimtare të Kosovës, duke ndalur gjenocidin ndaj popullit të saj”.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...