Arrestohet një person në Prizren, i konfiskohen lëndë narkotike

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premtën rreth orës 17:30, në rrugën “Petrit Bytyqi”, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 38.99 gramë marihuanë, të paketuar në qese plastike dhe foli alumini, si dhe 9.92 gramë kokainë, të paketuar në qese plastike, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe një grinder (pajisje për bluarjen e substancave narkotike), një peshore digjitale, qese të ndryshme për paketim dhe një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Rr. Petrit Bytyqi, Prizren  12.12.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: 38.99 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë të paketuara në qese plastike dhe foli alumini, 9.92 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë të paketuara në qese plastike, një grinder- pajisje për bluarjen e substancave narkotike, një peshore digjitale, qese të ndryshme plastike për paketimin e substancave narkotike dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksoOnline/

SHIKO MË SHUMË

Prokuroria kërkon paraburgim për vajzën që dyshohet se e vrau 32-vjeçarin në Ferizaj, babai i saj lirohet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dy persona ndalohen për 48 orë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma...

44 aksidente për 24 orë në Kosovë, dy prej tyre me fatalitet

44 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku dy...