I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026.

Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjetër shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...