Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK në Shkup

PUBLIKUAR

Kanë nisur përgatitjet për protestën e OVL-UÇK-së në Shkup, përmes së cilës do të kërkohet drejtësi për çlirimtarët.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u njoftua se sot është zhvilluar një takim me kryetarët e degëve, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet përfundimtare të protestës, e cila do të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 13:00.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila është e pesta me radhë në mbështetje të ish-komandantëve të luftës të cilë po mbahen në Hagë tash e disa vjet.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...