E hëna nis me vranësira dhe riga shiu

PUBLIKUAR

Dita e hënë pritet të nisë nën një qiell të mbuluar nga vranësira, ndërsa në disa rajone do të ketë edhe riga të lehta shiu.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të luhaten mes 2 dhe 4°C, derisa ato maksimale do të ngrihen lehtë, duke arritur nga 5 deri në 8°C, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi të lehtë, 1–4 m/s.

“Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C. Temperaturat maksimale: 5-8°C. Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...