KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet më 7 dhjetor

PUBLIKUAR

Të shtunën në mbrëmje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur dhe ka ndryshuar datën për mbajtjen e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.

Drejtori i sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala njoftoi për procesin.

“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të mbahet të dielën, me fillim në ora 14:00 dhe për këtë janë ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike”, tha Buzhala. /Ekonomiaonline

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...