Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

PUBLIKUAR

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit, me rastin e betimit si antarë të Kuvendit:

Postimi plotë nga Buja:

Nga sot, Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan do të përfaqësohet në Kuvendin e Komunës së Lipjanit me 10 asambleistë, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë e një mandati që kërkon profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj interesit publik.

Asambleistët tanë do të veprojnë në pajtim të plotë me ligjin, duke mbrojtur parimet e demokracisë, zhvillimit dhe llogaridhënies, si dhe duke përfaqësuar me dinjitet konceptin politik dhe vlerat programore të PDK-së.
Qëllimi ynë mbetet i qartë: shërbim i drejtë, i barabartë dhe i përgjegjshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Sot, duke nderuar figurën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe duke dhënë betimin institucional si asambleistë, u kurorëzua fillimi i një mandati të ri, ku puna, serioziteti dhe respektimi i ligjshmërisë do të jenë prioritet absolut.

Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit të përgjithshëm.

Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të rëndësishme institucionale.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...