Musliu-Shoshi: Se Albin Kurti është pengues i marrëdhënieve me ShBA-në e konfirmon edhe Senati Amerikan!

PUBLIKUAR

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se institucionet amerikane po e shohin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si pengesë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, një debat i mbajtur në Senatin Amerikan e ka ngritur hapur këtë çështje. Ajo thotë se Kongresmeni Keith Self ka pyetur ekspertët Edëard Joseph, Luke Coffey dhe Max Primorac nëse “burokratët e Departamentit të Shtetit e shohin Kurtin si pengesë”.

Në bazë të deklaratave që Musliu-Shoshi i ka cituar, përgjigjja e ekspertëve ishte pozitive, duke e përforcuar qëndrimin e saj se Qeveria e Kosovës po cenon marrëdhëniet me SHBA-në.

Musliu-Shoshi ka kritikuar vazhdimisht qasjen e kryeministrit Kurti në raport me aleatët strategjikë, duke e cilësuar atë si të dëmshme për interesat e vendit.

Statusi i saj i plotë:

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...