Falsifikim dokumentesh në Jarinjë arrestohet një grua për krim të organizuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuare femër kosovare në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe krim të organizuar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur, më 24 janar 2025, rreth orës 02:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë sot, më 2 dhjetor 2025. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

“PKK. Jarinje  24.01.2025-02:00. Lidhur me rastin, me 02.12.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...