Vetëm gjatë nëntorit policia në Ferizaj shqiptoi 263 gjoba ndaj shoferëve që përdoren telefonin

PUBLIKUAR

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes dë sutomjetit,  vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas raportit të policisë lidhur me masat ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ngasjes së automjetit, gjatë muajit nëntor 2025, Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 263 gjoba, ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekond pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

Raportohet se në Liqenin e Batllavës një i ri është fundosur. Në vendin e ngjarjes...