Bajrami: Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit

PUBLIKUAR

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar sërish qeverinë në detyrë, për të cilën thotë se e mbajti vendin të bllokuar për 9 muaj dhe e çoi përsëri në zgjedhje.

Sipas saj, më 28 dhjetor, datë kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, vendi do të çlirohet nga, siç i quan ajo, “mashtruesit”.

“Qysh po ju bllokon opozita? Opozita nuk ju pengoi t’i ndërtoni 160 çerdhet. Opozita nuk ju pengoi ta lironi çmimin e energjisë. Opozita nuk ju pengoi ta hiqni TVSH-në nga produktet bazë.  Opozita nuk ju pengoi të ndërtoni rrugë magjistrale, disa të nisura që para 7–8 vitesh. Opozita nuk e futi vendin nën sanksione. As nuk bëri që SHBA-ja ta ndërpresë dialogun e planifikuar strategjik. Opozita nuk ju detyroi të lidhni çdo ditë kontrata njëburimore. Opozita nuk e zhyti vendin në korrupsion”, shkroi ajo.

“Ani kishe patriota”, vazhdoi Bajrami e cila postimin e përmbylli duke i thënë LVV-së të mos i nënvlerësojë qytetarët.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...