Murati: Opozita duke e bllokuar shtetin e duke i lënë qytetarët pa paga, menduan se faji do t’i mbetej Kurtit

PUBLIKUAR

Ministri në detyrë i Financave, Hekuram Murati i është rikthyer sërish akuzave për partitë e deritashme opozitare, për siç ka thënë ai, mosvotimin e buxhetit të Republikës, marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetin e tri komunave e atë për RTK-në.

Derisa përmendi miliardat që nuk morën dritën jeshile sa ishte ende Kuvendi i Kosovës me mandat, ai ka thënë se opozitarët nuk i votuan ato, jo sepse pati kundërshtim në përmbajtje, por, siç thotë ai, për t’i mbetur faji Albin Kurtit.

“Opozita refuzoi t’i votonte: 4 miliardë euro buxhet për 2026, 1 miliardë euro marrëveshje ndërkombëtare, Buxhetin e tri komunave për 2025, Buxhetin për RTK-në. Nuk i votuan, jo se kishin ndonjë kundërshtim me përmbajtjen, por sepse menduan që duke e bllokuar shtetin e duke i lënë qytetarët pa paga, faji do t’i mbetej Albin Kurtit. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë veprim destruktiv të partive opozitare dhe do t’ua tregojnë vendin me votë me 28 dhjetor”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...