Serbia arreston dhe më pas liron ish-policin e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës për 14 vite, Nexhat Pireva, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Pireva, shtetas i Kosovës nga Kamenica, po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, raporton Klankosova.tv.

Pas një interpelimi rreth katër orësh, MPJD ka konfirmuar se Pireva u lirua dhe aktualisht ndodhet në liri.

“MPJD ka dënuar veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, duke i cilësuar si keqtrajtim ndaj shtetasve të Kosovës dhe si shkelje të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të garantuar sigurinë e tyre”, thuhet në komunikatën e  tyre në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...