Facebook Youtube
  • LIPJANI
  • KOSOVA
  • BOTË
  • ROZE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • AUTO
  • FUN
Kërko
Logo
Logo
  • LIPJANI
  • KOSOVA
  • BOTË
  • ROZE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • AUTO
  • FUN
More

    Turqia uron Shqipërinë për Ditën e Flamurit: Gëzuar aleatit tonë

    PUBLIKUAR

    28/11/2025
    Lipjani News

    Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i ka shprehur urimet e saj Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

    Mesazhi i urimit i Turqisë për Shqipërinë thekson miqësinë e qëndrueshme dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

    “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, aleatit dhe partnerit tonë strategjik, Shqipërisë”, shkroi ministria turke në X.

    Ndryshe, sot në qytetin e Vlorës po mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

    Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

    Qendra e festimeve mbetet qyteti i Vlorës, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

    Ceremonitë shtetërore, homazhet, parakalimet festive dhe aktivitetet kulturore kanë mbledhur qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe figura të njohura të jetës publike. /Telegrafi/

    SHIKO MË SHUMË

    KOSOVA

    Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...
    30/06/2026
    KOSOVA

    Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

    Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...
    30/06/2026
    KOSOVA

    Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

    Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...
    30/06/2026

    Rruga: "Haradin Bajrami" - Lipjan / 14000 Lipjan

    https://www.lipjaninews.com/

    LipjaniNews Medie SHPK i emërtuar LipjaniNews, është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht lexuesin, kudo që ndodhet. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi.

    Aktivitet në ARBK

    • 6312 Web portalet Primarë
    • 7312 Publiciteti përmes mediave Sekondarë
    • 7320 Hulumtimi i tregut dhe matja e opinionit publik (sondazhet)
    • 7420 Aktivitetet e fotografimit
    • 6831 Agjencitë e patundshmërive
    • ...

    Statusi në ARBK: Regjistruar

    • Emri i biznesit LipjaniNews Medie SH.P.K.
    • Emri tregtar Lipjani News Medie
    • Lloji biznesit Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara

    © LIPJANINEWS:COM [email protected] /// +383 44 444 634

    Logo
    Powered by Albahost.net