Nga e enjtja reshje bore dhe rënie e temperaturave

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e mërkura do të karakterizohet nga ndikimi i fushave të presionit në rënie, të cilat do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave të dendura në gjithë vendin. Parashihet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, me minimale nga -1°C deri në 7°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 11°C, duke shënuar vlerat më të larta termike të javës.

“Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore”, vijon njoftimi.

Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtëra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro. Prej...

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR,...

Arrestohen dy persona në Prishtinë për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj, sekuestrohen sendet e vjedhura

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar...