Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

PUBLIKUAR

Ka vdekur Behar Topilla, një nga figurat më domethënëse të kujtesës së masakrës së Shavarinës në Gllanasellë.

Topilla ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, në të cilën u vranë mbi 40 civilë shqiptarë.

Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin me titullin “Sole Survivor” – “I mbijetuari i vetëm”.

Ai kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të shpëtonte.

Behar Topilla mbeti dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

Zëri i tij ishte pjesë e dëshmisë së gjallë për masakrën e Shavarinës, një histori që ai e mbajti në shpirt deri në fund të jetës.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh, pasi me të shuhet edhe një zë i pazëvendësueshëm i së vërtetës historike.

Megjithatë, rrëfimi i tij mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive dhe do të jetojë si dëshmi e qëndresës përballë krimeve të luftës.

SHIKO MË SHUMË

Reshjet e shiut përmbytin fshatin Zllatar të Ferizajt, uji vërshon rrugët dhe oborret e shtëpive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke...

Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5...

PZAP merr vendim, refuzon të pesë ankesat lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë sot vendim për refuzimin e pesë...