Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, i cili humbi jetën pasi e zuri një pllakë betoni.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se i ndjeri ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot, përcjell Klankosova.tv.

“Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.

Qoftë i paharruar kujtimi për të”, shkroi mes tjerash i pari i Deçanit.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...