Incident i rëndë në Prishtinë, humb jetën një person gjatë punës – lëndohet një tjetër

PUBLIKUAR

Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Faruk Rama në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftojë se si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.

Ahmeti bëri të ditur se personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...