Osmani: Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar rreth sigurimit të numrave nga mandatari Glauk Konjufca për të krijuar qeverinë, por që i njëjti të mërkurën e 19 nëntorit dështoi të bëhej kryeministër.

Duke iu përgjigjur gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, Osmani tha se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Pos kësaj, e para e vendit tha se Kushtetua kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat.

“Dita kur është kërkuar mandati, [Konjufca] më ka informuar qartë se me kë është duke komunikuar, dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë, dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat”, u shpreh ajo.

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...