Presidentja Osmani nënshkruan shpërndarjen e Kuvendit, Kosovën e presin zgjedhje të reja në dhjetor

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi partitë politike nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton IndeksOnline.

Procesi i mandatarëve nuk solli rezultat. Fillimisht, Osmani i dha mandatin Albin Kurtit si kryetar i subjektit fitues, por kandidatura e tij mori vetëm 56 vota, duke mos arritur shumicën e nevojshme parlamentare. Në përpjekjen e dytë, Presidentja e mandatoi Glauk Konjufcën, i cili po ashtu nuk arriti të sigurojë më shumë vota sesa Kurti – sërish vetëm 56.

Pas dështimit të dy kandidatëve dhe mungesës së vullnetit politik për të krijuar shumicë, Presidentja Osmani thirri sot një takim me liderët e partive politike për të diskutuar rrugën e mëtejme, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja nacionale.

Me dekretin tashmë të nënshkruar, vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen gjatë muajit dhjetor./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...